Site icon Telegrafi

Greta Thunberg emërohet një nga ‘dhjetë njerëzit’ me më së shumti ndikim në shkencë në vitin 2019

Aktivistja për ndryshimin e klimës, Greta Thunberg është cilësuar si një nga dhjetë njerëzit më me ndikim në shkencë në vitin 2019 nga revista Nature.

Revista prestigjioze shkencore britanike, e cila festoi përvjetorin e saj të 150-të këtë vit, thotë se suedezja ‘kanalizoi zemërimin e një brezi’, për ndryshimet klimatike.

The Nature thotë se Thunberg është në listë për shkak të mënyrës se si ajo është në gjendje të përqendrojë vëmendjen se si përpjekjet e dobëta të kombeve për të ngadalësuar ngrohjen globale që po kërcënon planetin – dhe brezat që do të vijnë, transmeton Telegrafi.

“Disa mund të pyesin veten pse një vajzë adoleshente duhet të marrë më shumë kredi dhe vëmendje për të qarë publikisht një dilemë të njohur sesa shumica e studiuesve të klimës që bëjnë përpjekje me vite të tëra t’a rregullojnë atë”, tha shkencëtarja e klimës Sonia Seneviratne.

Javën e kaluar Thunberg u shfaq në kopertinën e parë të revistës Time pasi u emërua ‘personi i vitit për vitin 2019’.

Thunberg u bë e famshme për protestat e vetme para parlamentit suedez duke i bërë thirrje qeverisë të miratojë politika për të luftuar ndryshimin e klimës.

Ajo që filloi si një luftë e vetme u përhap në të gjithë botën dhe përfshiu më shumë se 100,000 nxënës shkollash në 112 vende të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version