Site icon Telegrafi

GRETA kërkon më shumë punë nga Maqedonia për pengimin e tregtisë me njerëz

Maqedonia ka përparuar në kuadrin ligjor, politik dhe institucional në luftën kundër tregtisë me njerëz, por ende duhet të punojë në uljen e rreziqeve për fëmijët dhe migrantët.

Kështu thotë raporti më i ri i grupit të ekspertëve të Këshillit të Evropës për luftë kundër tregtisë me njerëz – GRETA.

Sipas statistikave të këtij grupi, në periudhën 2013-2016, janë identifikuar formalisht 33 viktima të tregtisë me njerëz, nga të cilët 32 ishin femra, prej tyre 21 fëmijë.

GRETA kërkon nga pushteti në Maqedoni që ta drejtojnë vëmendjen e tyre kah zbulimi i viktimave të mundshme të regtisë me njerëz ndërmjet migrantëve dhe kërkuesve të azilit, si edhe të zbulohen viktimat e tregtisë me njerëz për shkak të eksploatimit dhe punës.

Sipas tyre, pushteti duhet të ndërmerr hapa për uljen e ndjeshmërisë së personave të bashkësisë rome, posaçërisht gratë dhe fëmijët, përmes masave sociale, ekonomike dhe masave tjera./Telegrafi/

Exit mobile version