Telegrafi

Gresa Pallaska pre e sulmeve kibernetike, ia ‘hakojnë’ llogarinë në Instagram

Foto: Gresa Pallaska/Facebook

Aktorja e njohur, Gresa Pallaska, ka qenë personazhi i radhës që ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Asaj i është ‘hackuar’ llogaria e saj personale në Instagram, nga persona të panjohur.

Foto: Gresa Pallaska/Facebook

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke treguar se ka filluar të merret me çështjen në fjalë.

“Të dashtun
Sot me është haku profili në Instagram
Të gjithë janë fake.
Unë po merrem me këtë punë dhe ju lajmërojë për çdo gjë.
Deri sa të bëjë zgjidhje këtu mund të më kontaktoni.
Juve të dashtun ju falënderoj për dashurinë tuaj dhe përkushtimin.
Ju dua shumë
P.S: Njerëzit e ligë do t’i luftoj deri në frymën e fundit”, ka shkruar Gresa Pallaska në Facebook.

Përndryshe, në rrjetin social Instagram, aktorja kosovare ka qenë e ndjekur nga mijëra fansa, dhe e njëjta llogari nuk gjendet më në këtë rrjet social. /Telegrafi/

Foto: Gresa Pallaska/Facebook