Telegrafi

Gresa Behluli së shpejti me këngë të re dedikuar babait të saj

Gresa Behluli dhe babai i saj (Foto: Norik Uka)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Gresa Behluli, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ndonëse në martesë promovoi këngën e re me nënën e saj, Shkurte Fejzën, të titulluar “Nëna përcjell vajzën”, ajo këtë herë ka vendosur të realizojë një këngë dedikuar babait të saj.

Lexo po ashtu Publikohet “Nana përcjell vajzën” nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.

Gresa Behluli së shpejti këngë për babain e saj (Foto: Instagram)

“Të nderuar miq, simpatizues të këngës sime, së shpejti do të jem pran jush me këngë për babain, dua që përmes këngës të shpreh mirënjohjen babait tim për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëj për ne dhe familjen në përgjithësi. Uroj të ju pëlqej”, ka shkruar ajo sipër imazhit ku shfaqet pranë të atit.

Biondja para disa muajve e ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me martesë me Lulzim Ibrahimin, dasma e të cilëve bëri bujë të madhe mediatike.

“Nëna përcjell vajzën” përndryshe u mirëprit nga fansat e dy artisteve dhe në platformën YouTube ka kaluar shifrën e tre milionë shikimeve.

Falë projekteve e bashkëpunimeve me të ëmën, këngëtaren Fejza, Gresa ka arritur të bëhet mjaft e pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/