Telegrafi

Premierë: Gresa Behluli rikthehet me “I jemi” (Video)

Gresa Behluli ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“I jemi”, titullohet kënga e këngëtares që e ka sjell me videoklip.

Këtë të fundit e ka realizuar produksioni muzikor “Urban Graphics”.

Xhirimet e klipit janë kryer në Gjilan, dhe disa në Prishtinë. Kanë zgjatur tre ditë. Do të jetë një klip i veçantë, pasi protagonistë në të kanë qenë shumë djem dhe vajza të rinj, kishte thënë ditë më parë këngëtarja për Telegrafin.

Ndryshe, ky nuk do të jetë edhe projekti i fundit për këngëtaren pasi që në muajt e ardhshëm do të sjell edhe këngë të tjera. /Telegrafi/