Gresa Behluli tashmë është në ditët e fundit të beqarisë.
Vajza e këngëtares sonë të madhe Shkurte Fejza, Gresa këto ditë ka mbajtur “Kanagjeqin”, ku ishin të pranishëm shumë yje të shoubizit shqiptar.
Por, shumë pak dihet se kush është personi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes sonë pasi që dyshja shumë pak janë shfaqur në media.
Bëhet fjalë për afaristin shqiptar, Lulzim Ibrahimin, i cili njihet më mirë si zyrtar i lartë i klubit të basketbollit të Z Mobile Prishtina.
Në fakt, Ibrahimi është zëvendës president i klubit prishtinas të basketbollit tash e sa vite, por që shumë pak është shfaqur në media.
Ndryshe, Gresa dhe Lulzimi pritet që brenda disa muajve të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre romantike. /Telegrafi/