Gresa Behluli duket se nuk e ka pritur mjaft mirë paraqitjen e Ledina Çelos në Festivalin e Këngës në RTSH.
Ajo ka shprehur mllefin përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram duke e cilësuar si turp.
“Festivali i TVSH që llogaritej më serioz deri tani??? Turp!”, ka shkruar Gresa në Instagram, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, prezantuesja e festivalit të sivjetmë Ledina Çelo kishte veshur një fustan transparent, përmes së cilit i shiheshin pjesët e turpshme të trupit.
Vlen të theksohet se sot është nata finale ku fituesi do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. /Telegrafi/