Këngëtarja Gresa Behluli e cila një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive në lansimin e projekteve, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “Jena na”.
Muzika dhe orkestrimi janë punuar në studion e Virusit, gjersa tekstin e ka shkruar kolegia e saj e njohur Dhurata Dora.
Sipas burimeve të Telegrafit, ky projekt ishte paraparë të lansohej një vit më parë, madje edhe me videoklip, xhirimet e të cilit u përfunduan nga Imagine Films, por kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vonese, ndërkohë që edhe kënga është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio, të xhiruar në programet e festave të Vitit të Ri, gjersa poshtë saj citohet se video është realizuar nga M Production, edhe pse nuk është videoklip!
Megjithatë kënga e re Gresës duket të jetë ritmike dhe mjaft e pëlqyer nga fansat, ndaj lirisht mund të thuhet si një nga këngët më argëtuese për këtë fundvit. /Telegrafi/