Atletja pejane Gresa Bakraqi, ka vazhduar me sukses drejt rekordeve të reja.
Sot në mitingun ndërkombëtar në Ptuj të Sllovenisë, atletja Gresa Bakraqi, arriti vendin e katërt, duke thyer rekord të ri shtetëror në 1500 metra.
Ajo e kaloi shtegun për me kohën prej 4:20:56.
Gresa është duke qëndruar në përgatitjet të planifikuara në Makarska të Kroacisë.
Këtë javë do të paraqitet edhe në mitingun e radhës i cila do të jetë në Trieste të Italisë ose Sllavonska Bistrica në Slloveni në disiplinën 800 metra.
Gresa përfundon ciklin e këtyre përgatitjeve, ku pastaj do të kthehet në vendlindje ku do të vazhdojë të përgatitet për garat në vijim, siç janë Kampionati Ballkanik, Mesdhetar, Botrorë dhe Evropian./Telegrafi/