Policia është sulmuar nga një tufë grerëzash derisa po arrestonte të dyshuarin.
Dukej sikur do të ishte një nga ato arrestimet rutinë, por pamjet e kamerës së trupit të një polici tregojnë se oficerët ankohen se janë pickuar nga grerëzat gjatë përpjekjes për të arrestuar një të dyshuar për grabitjen e veturave në Seattle, SHBA.
Grerëza besohet të jetë shqetësuar gjatë një përleshjeje në shkurre mes oficerëve dhe të dyshuarit.
Oficerët e Departamentit të Policisë së Seattle pësuan pickime të shumta grerëzash dhe i dyshuari mashkull fillimisht u dërgua në spital për trajtim.
I dyshuari më vonë u lirua nga spitali dhe u dërgua në burgun e King County. /Telegrafi/