Mekanizmi Evropian për Stabilitet (ESM) ka lëshuar pjesën e kredisë prej 2.8 miliardë eurosh për Greqinë pas përmbushjes së reformave në kuadër të programit të tretë të shpëtimit.
E themeluar për të siguruar mbështetje financiare për vendet me probleme financiare në Eurozonë, ESM ka njoftuar se ka lëshuar pjesën prej 2.8 miliardë eurosh të kredisë për Greqinë.
Kryetari i ESM-së Klaus Regling, në vlerësimin e tij rreth këtij zhvillimi, tha se kredia është lëshuar pasi Greqia ka vazhduar procesin e reformave pa ndërprerje.
“Qeveria greke ka sjellë në vend reforma të rëndësishme në lidhje me pensionimin, drejtimin e bankave, sektorin e energjisë dhe administratën e të ardhurave. Greqia po ashtu ka bërë hapa drejt privatizimeve të reja dhe funksionalizimit të fondit për investime”, ka thënë Regling. /Telegrafi/