Telegrafi

Greqisë i duhen midis 100 dhe 120 miliardë euro

Gjermania në kuadër të kësaj duhet që gjatë tre vjetëve të ardhshme të ndajë për rimëkëmbjen e Greqisë të paktën 25 miliardë euro, precizoi deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Thomas Operman.
Presidenti i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, megjithatë, nuk dëshiroi të konfirmojnë shumën e ndihmës financiare për të cilën po flitet.

Negociatat midis FMN-së, Komisionit Evropiane dhe qeverisë greke janë duke u zhvilluar, tha Strauss-Kahn, dhe shuma nuk mund të publikohet derisa të përfundojnë bisedimet.
Presidenti i FMN-së dhe kreu i Bankës Qendrore Evropian, Jean-Claude Trichet, u përpoqën t’i shpjegojnë deputetëve gjermane seriozitetin e gjendje dhe t’i bindin të votojnë për miratimin e ndihmës për Greqinë.