Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territoriale nga gjashtë në 12 milje detare në përgjigje të krizës aktuale me Turqinë për të drejtat e shpimeve në Mesdheun lindor.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, duhet të ndodhë përgjatë vijës bregdetare të Greqisë përballë Italisë, në perëndim, duke mos ndikuar drejtpërdrejt në territorin në zemër të mosmarrëveshjes.
Po sipas Euronews, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i tha parlamentit se Greqia po braktis dekada të politikës së jashtme “pasive”.
Në të njëjtën kohë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Greqinë të mërkurën të mos testojë durimin ose guximin e vendit të tij.
“Turqia do të marrë atë që është e drejtë në Mesdhe, në Egje dhe në Detin e Zi”, ka thënë ai, duke shtuar se ai “është i vendosur të bëjë gjithçka që është e nevojshme në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak”.
Fjalët e tij të ashpra erdhën pas një përpjekjeje të ndërmjetësimit gjerman të martën, me ministrin e jashtëm Heiko Maas që bëri thirrje për përshkallëzim të tensioneve, dhe paralajmëroi Turqinë se një “shkëndijë mund të çojë në një katastrofë”.
Të dy aleatët e NATO-s kanë arritur deri te mosmarrëveshjet për burimet e energjisë në Detin Mesdhetar të diskutueshëm dhe të dy janë të vendosur të kryejnë stërvitje të marinës.
Ata gjithashtu kanë vendosur ushtarakët e tyre në gatishmëri të lartë dhe kanë dërguar anije luftarake. /Telegrafi/