Telegrafi

Greqia të mendohet për daljen nga eurozona

Ndërkohë në politikën e Berlinit është rritur shqetësimi se ndihmat financiare për Greqinë, me një borxh aktual prej 300 miliardë eurosh, mund të jenë rasti i një fuçie pa fund.

Partia kristiansociale në koalicionin qeverisës në Gjermani, CSU, i ka bërë thirrje Greqisë të mendohet për daljen nga eurozona. Kryetari i grupit bavarez të CSU-së në Bundestag, Hans-Peter Friedrich tha për televizionin gjerman, ARD: "Grekët do të duhej, sipas mendimit tim, të mendoheshin mirë, për të dalë nga zona e euros. Kjo do t’u jepte atyre mundësinë, që të mateshin me valutën e tyre dhe kështu të bënin ekonominë e tyre më konkuruese".

Ndërkohë sipas njoftimeve të agjencive, tre të katërtat e grekëve janë të pakënaqur me qeverinë. Sipas Institutit Alco, grekët mendojnë se qeveria e tyre ose ka reaguar shumë ngadalë ose jo ashtu si duhet në lidhje më krizën. Mbështetja për kryeministrin Papandreu po bie. 65,2% të grekëve janë të mendimit se Papandreu i ka lënë në paqartësi mbi të vërtetën e ekonomisë greke. /DW/