Site icon Telegrafi

Greqia do ta lejojë anëtarësimin e Maqedonisë në EUSAIR

Siç duket, bisedimet dypalëshe për çështjen e emrit ka dhënë efektet e para në të dy palët e përfshira, në Maqedoni dhe në Greqi.

Maqedonia bëri ndryshimin e emrave të aeroportit dhe të autostradës, që tashmë njihen si “Aeroporti Shkupi” dhe “Autostrada Miqësia”. Nga ana tjetër, raportohet se Greqia nuk do ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në EUSAIR -Strategjia e BE-së për rajonin Adriatik-Jon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkresa e konfirmimit ka arritur te Johannes Hahn, eurokomisioner për zgjerim, ndërsa është dërguar nga ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos.

Pritet që Greqia të mbështetë edhe paketën e dytë të masave të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim të BE-së me Maqedoninë, megjithëse do të përdoret referenca IRJM./Telegrafi/

Exit mobile version