Telegrafi

Greqia sot do të publikojë masa plotësuese kundër krizës

“Po, të domosdoshme janë masa plotësuee. Sot gjendemi para imazhit të shumë skenareve negative që mund t`i ndodhin Greqisë, ka deklaruar mbrëmë kryeministri Papandreu para anëtarëve të partisë së tij socialiste PASOK.

“Nuk mund të lejoj që vendi të fundoset, pavarësisht nga lartësia e çmimit që duhet ta paguajmë, pavarësisht nga zgjidhja që duhet të miratohet, po madje edhe nëse ajo është shumë e vështirë”, shtoi Papandreu.

Gjatë ditës së djeshme, agjencia Blumberg paralajmëroi një pjesë të masave të reja për zvogëlimin e defiçitit buxhetor të vendit në 4,7 miliardë euro.

Sipas paralajmërimeve të mediumeve të huaja, në masat do të numërohen rritja e akcizave të produkteve të duhanit dhe alkoolit, rritja e tatimit të fitimit dhe shkurtimi i dukshëm i pagave të nëpunësve shtetërorë.