Telegrafi

Greqia siguron këstin e radhës të ndihmës

Qeveria greke ka nxituar në përmbushjen e reformave të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, për të shmangur falimentimin eventual.

Vendimi vjen pasi ministrat e Financave të 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë pajtuar mbrëmë për mbikëqyrjen e bankave të Eurozonës nga viti 2014.

Në bazë të marrëveshjes, e cila shihet si një hap i rëndësishëm drejt unionit bankar, të paktën 150 banka të mëdha do të jenë nën mbikëqyrjen direkte të Bankës Qendrore Evropiane. /Telegrafi/