Qeveria e Greqisë po e shqyrton mundësinë për hapjen e kufijve për shtetasit e vendeve fqinje.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas, këtë informacion e vërtetoi për MIA, duke thënë se kjo është një nga temat që sot në video-konferencë e kanë diskutuar kryeministri Mitsotakis me ministrin e Shëndetësisë dhe zëvendësin e tij, zëvendësministrin për Mbrojtje Civile, kryetarin e Organizatës Nacionale për Shëndet Publik si dhe me shefin e Komisionit të ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është element që shqyrtohet momentalisht në mbledhje dhe përgjigje për këtë çështje do të ketë pas përfundimit të mbledhjes”, tha Pecas.
Me vendimin e 15 korrikut të vitit 2020, autoritetet greke ndaluan hyrjen në Greqi për persona nga disa vende të caktuara, përfshirë këtu edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim vlen deri në ditën e nesërme./Telegrafi/