Site icon Telegrafi

Greqia shitet për një euro

Në faqen e popullarizuar për blerje në internet, “eBay”, ai publikoi një shpallje në të cilën ofron këtë shtet në shitje për vetëm një euro. Blerësve të mundshëm ua tërhoqi vërejtjen se bëhet fjalë për “një shtet të bankrotuar të brishtë dhe që mund të digjet lehtë”.

Pasi më “nuk sjell fitime” ai vendosi ta shesë, dhe atë nëpërmjet “eBay”. Ai mendoi edhe për komplikimet eventuale dhe shkroi edhe këto fjalë: “Në rast se blerësi nuk mund t’i paketojë të gjithë artikujt në një vend, në shkëmbim të Spanjës dhe Portugalisë atij i dhurohen edhe 200 gramë djathë deleje”.

Në fund ai shtoi se shet edhe Frankfurt am Main, i cili ka një ofertues për një euro, për dallim nga Greqia e cila ende nuk ka asnjë ofertues. /Telegrafi/

Exit mobile version