Telegrafi

Greqia shet aksionet e bankës dhe porteve

Vendi ka tani para vetëm deri në mes të korrikut që të plotësojë detyrimet e tij dhe për të paguar rrogat dhe pensionet e njerëzve. Për këtë, vendi i zonës euro ka nevojë urgjente për këstin e ardhshëm të ndihmave të kombinuara të BE-së dhe FMN-s në shumë prej 12 miliardë eurosh.

Ekspertët e BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar deri tani nuk kanë dhënë asnjë dritë të gjelbër për pagesën. Shefi i grupit euro Jean-Claude Juncker në fundjavë kishte rritur presionin dhe kishte njoftuar Athinën që ndihmat të shoqërohen me një program privatizimi më të ngushtë se deri tani. /Telegrafi/