Gjatë vitit 2018 mbi një milionë turistë nga Maqedonia e kanë vizituar Greqinë, thonë statistikat e Raportit vjetor të Bankës së Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij raporti, shteti fqinj ka realizuar fitim prej 155 milionë euro nga vizitorët e Maqedonisë.
Më saktë, në periudhën janar-dhjetor 2018, 1.187.200 shtetas të Maqedonisë e vizituan Greqinë, që paraqet 24,5% më pak vizita se viti 2017. Nëse do t’i analizojmë shifrat e katër viteve të fundit, shihet një rënie e turistëve për dy herë e gjysmë.
E shprehur në numra, kjo rënie është si më poshtë:
2015 – 3.023.100 turistë
2016 – 1.721.100 turistë
2017 – 1.571.500 turistë
2018 – 1.187.200 turistë./Telegrafi/