Telegrafi

Greqia prezeton planin për dalje nga kriza

“Me këtë plan do të zvogëlohet deficiti i madh buxhetor në shtet, i cili më së voni deri më vitin 2012 do ta arrijë nivelin e urdhëruar të Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu.

Sipas tij, nga përpjekjet që Qeveria greke do t’i bëjë gjatë tre viteve të ardhshme do të varet ardhmëria e Greqisë.

“Duam të kthejmë faqe të re sa më shpejtë që është e mundur”, tha kryeministri grek.