Telegrafi

Greqia përjashton mundësinë e daljes nga zona euro

"Spekulimet për një dalje nga zona euro janë absurde. Përjashtoj kategorikisht që Greqia të lërë zonën euro”, deklaroi ministri grek i Financave, Jorgos Papaconstantinu, për të përditshmen gjermane ”Die Welt”.

Ai u shpreh optimist për mundësitë e Greqisë për rregullimin e financave publike dhe ritheksoi se Athina mund t’ia dilte dhe e vetme.

"Ne do të rregullojmë vetë problemet tona buxhetore. Ne nuk i kemi kërkuar mbështetje financiare askujt dhe nuk presim asnjë ndihmë nga jashtë”, theksoi ministri.