Telegrafi

Greqia për shkak të borxheve rrezikon falimentimin

Zërat pro janë shtuar. Papandreu dhe qeveria e tij gjashtë muaj pas zbatimit rigoroz të memorandumit mund të kenë siguruar votëbesimin e "trojkës" dhe vetë Uashingtonit se vendi "është në rrugë të mbarë", por jo edhe të grekëve që e ndjejnë se po asfiksohen me "kostumin" e ngushtë" që u kanë veshur.

Vetë indekset e ekonomisë në recesion -3.7 për qind, papunësi 12 për qind dhe mungesë të plotë investimesh janë të tillë që me sa duket nuk ngjallin optimizëm tek njerëzit, të cilët ende nuk shohin dritë në fund të tunelit.

"Logjika e ristrukturimit të borxhit, pezullimi pra i pagesave në një moment, do të ishte shkatërrimtare për vendin tonë, për kredibilitetin dhe të ardhmen tonë, me prerje pagash dhe në sektorin privat, rrënimin eventual të sistemit bankar dhe zhvleftësim të tillë të pronave që do të flisnim për tragjedi për çdo familje", tha Papandreu, transmeton Balkanweb.

Shifrat ndërkohë janë të pamëshirshme. Në vitin 2014, Greqisë do t’i duhen 70 miliardë euro për kamatat e borxheve dhe 80 miliardë të tjera për obligacionet që skadojnë. "E keqja për Greqinë filloi që në vitin 1989, kur Greqia filloi të kreditohet për të paguar pagat dhe pensionet. Pa-aftësia paguese ka qenë gjithnjë holli i falimentimit zyrtar", thotë Kazakis. /Telegrafi/