Site icon Telegrafi

Greqia paraqet planin për reforma ekonomike

Qeveria greke ka paraqitur propozimin për reforma ekonomike, në një përpjekje për të siguruar një shpëtim të mëtejshëm nga kreditorët e saj ndërkombëtarë.

Një zëdhënës për Jeroen Dijsselbloem, i cili kryeson Eurogrupin e ministrave të Financave, tha nënë mbrëmjen e 9 korrikut se kishte pranuar planin e ri.

Detajet për propozimin nuk ishin menjëherë në dispozicion, por kreditorët e Greqisë kanë kërkuar shkurtimin e pensioneve dhe reforma në taksa, në këmbim të një pakete të re shpëtimi.

Greqia, që ka një borxh të madh, është e dëshpëruar për një plan të tretë për të shmangur falimentimin dhe ndoshta edhe daljen nga monedha euro.

Bankat e shtetit janë mbyllur për disa ditë, dhe limiti i tërheqjes së parave nga bankomatet ka qenë vetëm 60 euro.

Një samit emergjent që përfshinë 28 shtetet e Bashkimit Evropian do të mbahet më 12 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version