Telegrafi

Greqia paralajmëron për një krizë financiare globale

 Në një bisedë në Washington, Papandreu tha se deficiti shumë i madh i Greqisë gati 13 për qind i prodhimit bruto ka pasoja për Evropën.

Në një takim me Presidentin Barack Obama këtë të martë, Papandreu dëshiron t’i bëjë thirrje vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara që të veprojnë së bashku kundër spekuluesve, të cilët sipas fjalëve të tij, ata po bëjnë që kostoja e huave që merr vendi tij të arrijë nivele të paqëndrueshme.

SHBA-ja duhet të ketë interes në stabilitetin e Evropës si patneri më i madh tregtar i saj.