Telegrafi

Greqia paralajmëron bankat: Mos i nxjerrni paratë nga vendi

Bëhet fjalë për pakon prej 28 miliardë eruosh të dedikuar për zhvillim më të shpejtë të rajonit, për të cilat tani Athina kërkon që të mos transferohen në filialet ballkanike të bankave greke.

Guvernatori i Bankës qendrore për "Financel Tajms" deklaroi se është i shqetësuar për shkak të mundësisë nga zgjerimi i krizës globale ekonomike mbi vende siç janë Serbia, Bullgaria dhe Rumania që në disa nga vitet e fundit shënojnë përqindje të lartë të debisë me kredi në valutë.

Sips gazetës londineze nga Londra bankierët grekë janë të shqetësuar për shkak të "rënies së përshpejtuar të vlerës" të valutës së vendit në këto tre shtete.

Vendet ballkanike, megjithatë janë në druajtje për shkak të mundësisë së bankave të huaja që t’i tërheqin paratë e tyre nga Ballkani. Vetëm në Serbi, gjatë dy javëve në muajin e kaluar, janë tërhequr 600 milionë euro, menjëherë pasi Beogradi mori vendim për uljen e vlerës së rezervave të detyrueshme bankare shkruan "Financel Tajms".