“Pajtohemi me qëndrimin që mbizotëron në Evropë se nuk duhet të ketë ndarje”, ka thënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis lidhur me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Siç njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, Mitsotakis para gazetarëve ka folur për shumë tema, mes të cilave edhe për të drejtën e votës së grekëve të cilët jetojnë jashtë vendit, për vendin si destinacion investues, për çështjen qipriote, si dhe për takimet me Recep Taip Erdogan dhe me Zoran Zaevin dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vendet e Bashkimit Evropian do ta vlerësojnë vijimin e dy shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe në mënyrë adekuate do të vendosen hapat e ardhshëm. Pajtohemi me qëndrimin që mbizotëron në Evropë se nuk duhet të ketë ndarje”, ka thënë Mitsotakis.
Ai gjithashtu ka theksuar se “Zaev kërkon të ekzistojë trajtim ndryshe sepse konsideron se vendi i tij i realizon të gjitha parakushtet, pavarësisht nga ajo që do të ndodh me Shqipërinë”.