Telegrafi

Greqia nuk do ta braktisë Eurozonën

Barroso shprehu gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të vepruar, por vetëm nëse kjo është e domosdoshme.

Takimi i dy politikanëve u mbajt me kërkesë të kryeministrit grek vetëm një javë para takimit të Këshillit të Evropës, në të cilin do të merret vendimi përfundimtar për sigurimin e ndihmës eventuale për Greqinë.