Telegrafi

Greqia ngrin asetet e eurodeputetes së arrestuar për korrupsion

Autoritetet greke kanë ngrirë mëngjesin e së hënës asetet e eurodeputetes greke, njëkohësisht një prej 14 nën/kryetarëve të PE-së, Eva Kaili e akuzuar për korrupsion në këtë fundjavë.

Sipas deklaratës së pasurisë së saj, ish-eurodeputetja e PASOK-ut, ka depozita të konsiderueshme që arrijnë në 460 mijë euro, prej të cilave rreth 400 mijë euro janë në bankën belge KBC.

Pjesa tjetër është në llogari të tjera në bankat greke.

Gjithashtu ajo ka deklaruar një apartament 55 m2 në Bruksel të cilin e ka blerë në vitin 2015, si dhe tre apartamente në Selanik, në një periferi të kryeqytetit si dhe një në qendër të Athinës.

Po ashtu ka edhe tri makina. /kp/Telegrafi/