Telegrafi

Greqia në gjysmëfinale të EuroBasketit

Ishte kjo njëra nga përballjet më dramatike të këtij edicioni të EuroBasketit, sidomos në pjesën e katërt të kohës së rregullt.

Për t’u përcaktuar fituesi nga ky takim është dashur të zhvillohet koha shtesë, pasi që në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Arslan barazoi rezultatin në 65-65.

Mirëpo në vazhdime, grekët u treguan më efikas dhe arritën të fitojnë me dy pikë diferencë (76-74).

Në gjysmëfinale, Greqia do të takohet me Spanjën në ndeshjen që zhvillohet të shtunën.