Telegrafi

Greqia në agjendën e ministrave të financave të BE-së

Politikëbërësit evropianë do të diskutojnë se si të ndihmojnë Greqinë dhe të ndihmojnë monedhën e eurozonës, edhe pse nuk janë mbështetur premtimet për përkrahje politike me ndihmë financiare.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka kundërshtuar zotimet për një plan shpëtimi.
Liderët e BE-së kanë mirëpritur masat e kursimit të shpallura nga qeveria greke dhe një sondazh i të dielës tregoi se shumica e grekëve mendojnë se këto masa janë një hap në drejtimin e duhur, pavarësisht provokimit të protestave në rrugë.
Një burim i lartë i BE-së deklaroi për Reuters gjatë vikendit se në mesin e mjeteve që do të shqyrtohen për të ndihmuar Greqinë janë kreditë bilaterale dhe garancitë për kredi.
Të shtunën, një gazetë britanike citoi disa burime që deklaruan se në takimin e së hënës do të arrihet pajtimi për të vënë në dispozicion një ndihmë prej 25 miliardë euro. Ndërsa burimi i BE-së tha se në këtë fazë nuk është diskutuar për shifra.