Telegrafi

Greqia mund të marrë kredinë prej 100 miliardë euro

Greqia deri më tani ka marrë 20 miliardë euro si pjesë e këstit të parë të kredisë ndërsa qeveria greke ka bërë shkurtime të mëdha në shpenzimet publike në përpjekje për të reduktuar deficitin buxhetor, por rritja ekonomike është goditur nga këto masa.

Ekonomia greke është tkurrur me 1.5 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti. Ne fillim të këtij muaji, FMN-ja tha se Greqia ka bërë një fillim të fortë në përpjekjet për reduktimin e deficitit, prandaj Greqia do të marr edhe pjesën tjetër të kredisë.

Ministrat e financave të Eurozonës do të mblidhen në Bruksel më 7 shtator për të nënshkruar pagesën e këstit prej 9 miliardë euro që pritet të merret në 13 shtator.
“Greqia ka menaxhuar në mënyrë impresionuese konsolidimin e buxhetit gjatë gjysmës së parë të këtij vit dhe ka arritur një progres të shpejtë në reformat kryesore strukturore”, tha komisioneri europian i çështjeve ekonomike dhe monetare Olli Rehn.

Sipas shifrave më të fundit të ministrisë greke të financave, deficit grek arrinte deri në 12.1 miliardë euro në fund të korrikut. /Bw/Telegrafi/