Site icon Telegrafi

Greqia mirëpret deklaratën e Daçiqit për Maqedoninë

Gazeta serbe ”Veçerni Novosti” bën të ditur se deklarata e Ivica Daçiqit për Maqedoninë është konsideruar si befasi në Athinë, duke fituar publicitet të madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, deklarata e Daçiqit që Serbia ka bërë gabim që e ka pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, ka ndikuar në lehtësimin e marrëdhënieve në mes të Athinës dhe Beogradit.

Kjo gazetë bën të ditur se diplomacia greke ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të Daçiqit, duke e konsideruar deklaratën si e ardhur në një moment mjaft ideal./Telegrafi/

Exit mobile version