Telegrafi

Greqia merr sot këstin e parë prej 5,5 miliardë euro nga FMN-ja

Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn foli para gazetarëve në Cyrih për vendime "kurajoze dhe të guximshme" në Athinë.

Evropianët dhe Banka Qendrore Evropiane kanë krijuar përveç kësaj një sistem mbresëlënës për rastet emergjente.

Greqia këtë të mërkurë duhet të marrë këstin e parë nga ndihmat financiare të FMN-së me gjithsej 5,5 miliardë euro për të evituar një falimentim të shtetit.

Nga Athina bëhet e ditur se në ditët e ardhëshme pritet kredia e parë bilaterale me vendet e tjera të Euro-zonës deri në 15 miliardë euro.