Telegrafi

Greqia mendon për pranimin e punëtorëve bullgarë dhe rumunë

Vendimi, i cili nuk është përjashtuar të ndryshojë në momentin e fundit, pritet të miratohet sot, kur është afati i fundit për anëtaret "e vjetra" të Bashkimit që të prononcohen lidhur me këtë çështje para Komisionit Evropian.

Greqia, nga fundi i vitit 2006, gjegjësisht, pak para hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në BE, përkohësisht e "ngriu" lëvizjen e lirë të punëtorëve nga Bullgaria dhe Rumania në territorin grek.