Telegrafi

Greqia me 2,5 miliardë euro të reja kundër papunësisë

Sipas ministres greke të Punës, Fani Pali-Petralia, 70 për qind e mjeteve të lartëpërmendura do të sigurohen nga fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa pjesa më e madhe e këtyre mjeteve do të dedikohet për stërvitje.

"Prej këtij programi levërdi do të kenë 500.000 qytetarë", tha Pali-Petralia, duke shtuar se më të prekura janë ndërtimtaria, turizmi dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Shkalla e papunësisë në Greqi është ngjitur në 9,4 për qind, ndërsa Qeveria greke e zvogëloi parashikimin për rritjen ekonomike prej 2,7 në 1,1 për qind, përderisa guvernatori grek konsideron se sivjet fare nuk do të ketë rritje.