Greqia do të zgjerojë kufizimet në ishullin Mykonos, një destinacion popullor turistik si dhe në rajonin bregdetar të Halkidiki për të frenuar përhapjen e coronavirusit, njoftuan sot autoritetet e mbrojtjes civile.
Ndejat plotësisht janë ndaluar, një maksimum prej nëntë personash do të jenë në gjendje të marrin pjesë në të gjitha tubimet publike dhe private gjersa vendosja e maskave është e detyrueshme brenda dhe jashtë, raporton reuters.
Një maksimum prej katër personash mund të ulen në të njëjtën tryezë në restorante, por nëse janë pjesëtar të një familje, mund të jenë edhe gjashtë klientë, transmeton Telegrafi.
Kufizimet do të hyjnë në fuqi nga 21-31 gusht. Grekët kanë regjistruar një numër rekord prej 269 rasteve të reja me coronavirus gjatë ditës së sotme.
Mykonosi është një ishull “që nuk fle kurrë”, ndeja të mëdha në plazhe në kulmin e sezonit të verës i detyruan autoritetet të marrin masa më të ashpra.
Ndryshe, Greqia ka regjistruar deri më tani gjithsej 7,472 raste të të infektuar me coronavirus dhe 232 vdekje. /Telegrafi/