Telegrafi

Greqia kthen 35 familje shqiptare në kufij për shkak të vendlindjes

Pas incidentit me 10 familje pasditen e djeshme, edhe gjatë natës ka pasur pengim të kalimit për në tokën helene nga pala greke.

Sipas News24, kthimi ka vijuar gjatë gjithë natës ndërkohë, që policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se bëhet fjale për 15 fëmijë të kthyer, që kanë qëndruar në kushte të vështira për shkak të motit të rënduar me reshje.

Policia bën të ditur se për çështjen në fjalë ka patur një takim mes drejtorit të kufirit të pikës së Kakavijes Admir Abrija me homologët greke.

Kthimet sikundër pretendohet, kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare të toponimeve. Deri më tani regjistrohen gjithsej 35 familje të kthyera. /Telegrafi/