Telegrafi

Greqia kërkon të zgjasë programin e kredisë

Greqia do të kërkojë nga zona euro një zgjatje gjashtë mujore të huas së saj ndaj BE-së. Lajmin e njoftoi të mërkurën ministri grek i Financave, Janis Varoufakis, në një intervistë për televizionin publik gjerman ZDF.

Por, shtyrja e kohës për marrjen e një kësti të ri sipas marrëveshjes nuk do të thotë rinovim i marrëveshjes aktuale mes shtetit helen dhe Trojkës, marrëveshje që përfshin masa shumë të rrepta shtrënguese. Të hënën në mbrëmje, Greqia kundërshtoi një plan për zgjatjen e kohës së shlyerjes së huas së saj prej 240 miliardë dollarësh.

Qeveria greke e quajti atë absurde, pasi i Ciprasit është si ta hedh tutje një orë e më parë këtë marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Qendrore Europiane dhe Bashkimin Europian.

Yanis Varoufakis“Ne duhet ta zgjerojmë programin e kredive për disa muaj me qëllim që të ketë stabilitet të mjaftueshëm në mënyrë që të mund të negociojmë një marrëveshje të re ndërmjet Greqisë dhe Europës”, tha Varoufakis.

Tashmë ministri grek i Financave do t’i dërgojë Trojkës një kërkesë zyrtare për zgjatjen e afatit. “Bisedimet janë në vazhdim e sipër për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Ne duam të bisedojmë dhe deri jemi në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje”, tha Varoufakis.

Por, ai shtoi se qeveria greke nuk do të tërhiqet për çështje të cilat ajo i konsideron si të panegociueshme.

Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shable, e hodhi poshtë propozimin grek. “Nuk bëhet fjalë për zgjerimin e programit të kredisë”, tha ai, duke shtuar se kjo nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes. /Telegrafi/