Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka bërë thirrje Turqisë që të “shpjegojë” një hartë të diskutueshme që u shpërnda në mediat sociale.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, imazhi tregonte disa ishuj të mëdhenj në detin Egje që pretendohet se i përkasin Turqisë.
Harta thuhet se i është dhuruar Devlet Bahçelit, kreut të një partie nacionaliste aleate me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nga grupi i ri ultranacionalist “Ujqërit Gri”.
Kreu i organizatës kishte postuar në Twitter një foto të hartës të dielën, duke pretenduar se “flamuri i lavdishëm turk” ishte “uzurpuar nga Greqia”.
1-Liderimiz Sn. Devlet Bahçeli Beyefendi Bayram sabahında Ülkü Ocakları Genel Merkezimize teşrif ederek ziyarette bulundu.
Ziyaretlerinde “DENİZLERDEKİ MİSAKIMİLLÎMİZ” adlı çalışmamızı sunduk.#ÜlküOcaklarıHaritası pic.twitter.com/CZzo5VaVP2— Ahmet Yiğit Yıldırım (@ayyildirim1) July 10, 2022
“… Ëndërr e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë? Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit”, citohet të ketë qenë reagim i grekëve.
Take a good look at this map. Crete, Rhodes, Lesvos, Chios, Samos all consumed by Turkey. Α fever dream of extremists or Turkey’s official policy? Another provocation or the true goal?
President Erdogan must make his position clear on his junior coalition partner's latest antics. pic.twitter.com/hX4sSZ924j— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) July 11, 2022
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat e eksplorimit nënujor dhe sovranitetin e ishujve të pabanuar.
Grindjet e fundit janë fokusuar në ishujt pranë brigjeve të Turqisë, ku Ankaraja akuzon Athinën për “mbajtjen e një pranie ushtarake në kundërshtim me traktatet”.
Greqia ka argumentuar se “po vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe po mbron ishujt e saj përballë armiqësisë turke”. /Telegrafi/