Site icon Telegrafi

Greqia kërkon që emri i Maqedonisë së Veriut të përdoret nga të gjitha ueb-faqet e internetit

Autoritetet greke kërkojnë që emri i ri i Maqedonisë së Veriut të përdoret në të gjitha institucionet si dhe në ueb-faqet në internet.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme nga Greqia, Nikos Dendias në konferencën e përbashkët me ministrin e MPJ-së, Bujar Osmani. Dendias tha se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës janë bërë shumë punë në ndryshimin e emrit, por duhet përparim i mëtejshëm. Ai përmendi edhe heqjen e programit për antikitetin dhe heqjen e flamurit të Verginas si dhe riemërimi i rrugëve dhe objektet tjera infrastrukturore.

Lexo po ashtu Bujar Osmani: Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është fuqi e re integruese për të gjithë rajonin

Sipas Dendias, Greqia mund të jetë aleati më i madh dhe miku më i mirë i Maqedonisë.

Ndryshe, Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor në vitin 2018./Telegrafi/

Exit mobile version