Telegrafi

Greqia kërkon ndihmë edhe nga FMN-ja

Këtë sot në ballinë e shkruan „Financial Times“(FT) e Londrës, duke shtuar se ministri grek i Financave ka dërguar letër deri te Komisioni Evropian (KE) në të cilin kërkon konsultime rreth huasë që vendi i tij do ta merrte nga FMN-ja dhe partnerët evropianë.

Ai në letrën thekson se Athina nuk është e obliguar të kërkojë hua, por, siç bën të ditur FT-ja, vëzhguesit besojnë se kjo është e pashmangshme.

Pritet që përfaqësuesit e FMN-së dhe KE-së të mbërrijnë të hënën dhe gjatë dy javëve të ardhshme të bisedojnë me nikoqirët për kushtet në të cilat Greqia do t’i merrte kreditë.

Sipas FT-së, kushtet me siguri do të jenë më të rrepta dhe do të kërkojnë zvogëlim plotësues të konsumit publik, gjegjësisht përjashtim të administratës publike.