Telegrafi

Greqia kërkon ndihma financiare nga BE dhe FMN

Qeveria greke kërkoi ndihma financiare nga BE-ja dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN. Kyeministri grek Papandreu tha se paketa e shpëtimit është një "kërkesë kombëtare".

Një udhëzim përkatës ju dha Ministrisë së Financave, tha Papandreu në një fjalim në televizionin publik grek.

Një ditë më parë ishte bërë e njohur se gjendja financiare e Greqisë është edhe më dramatike sesa vlerësohej deri tani. Mali i borxheve u rrit në 273 miliardë euro.

Shtetet e Zonës së Euros premtuan kredi në vlerë prej 30 miliardë euro. Megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel parashtroi kushte për Greqinë.

FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane duhet ta vlerësojnë si të besueshëm programin grek të kursimeve. Bashkë me paratë e FMN-së bëhet fjalë për gjithsej 45 miliardë euro.