Site icon Telegrafi

Greqia: Johannes Hahn nuk i kupton bisedimet, prandaj duhet mos t’i minoj

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Greqisë, ka reaguar ndaj deklaratave të eurokomisionerit Johannes Hahn, në lidhje me deklaratat e tij për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sipas tyre, Hahn tregon një pamje të gabuar në lidhje me procesin e bisedimeve dhe arritjen e mundshme të një marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo ministri thonë se Hahn nuk i kupton bisedimet, dhe se gjëja më e mirë që mund të bëjë është të ndalojë minimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version