Site icon Telegrafi

Greqia jep nënshtetësi për investitorët e huaj?

Në përpjekje për të tërhequr investime të huaja në Greqi, qeveria greke planifikon të ndjekë vendet e tjera evropiane duke futur stimuj të rinj investitorësh, duke përfshirë ofrimin e nënshtetësisë për ata që blejnë pasuri të paluajtshme me vlerë të paktën dy milionë euro, raporton gazeta ‘Kathimerini’.

Plani përcakton që investitorët e mundshëm që kualifikohen për nënshtetësinë greke duhet të marrin një vendbanim të përhershëm dhe të kenë një shtëpi me vlerë të paktën 500,000 euro dhe minimumi 50,000 euro në kostot e mirëmbajtjes vjetore.

Ky plan vjen në kohën kur shumë investitorë jashtë Bashkimit Evropian po kërkonin destinacione të reja për të blerë pasuri të paluajtshme për shkak të Brexit. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version