Greqia i pagoi FMN-së, këstin prej 495 milionë dollarësh, duke i dhënë fund pasigurisë disa ditore dhe duke qetësuar investitorët.
Pagesa ishte jetike për t’i siguruar Greqisë miratimin e një pakete të re huash dhe qëndrimin në Eurozonë.
Ministrat e financave të BE-së kishin rënë dakort më parë ta zgjasnin afatin e pagimit të borxheve nga Greqia, me kusht që ky vend të paraqiste një plan reformash të thella ekonomike.
Athina paraqiti një sërë masash javën e kaluar për të luftuar evazionin fiskal dhe mashtrimet. Papunësia në Greqi është sa dyfishi i mesatares së vendeve të Eurozonës. /Telegrafi/