Site icon Telegrafi

Greqia goditet nga tërmeti

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë shënuar mëngjesin e sotëm, në shtetin fqinj, Greqi.

Bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë rreth orës 07.14 me orën tonë, në afërsi të brigjeve greke.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 26 kilometër larg Methoni, një qytezë në brigjet e Peloponezit.

Lëkundjet kishin një thellësi prej 30 kilometrash, ndërsa prej tyre nuk ka të lënduar për njerëz.

Paraprakisht flitet për disa dëme të vogla, në të çara në ndërtesa. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version