Site icon Telegrafi

Greqia goditet nga një tërmet

Shkencëtarët thonë se një tërmet i fortë me një forcë paraprake 4,7 ka goditur Greqinë perëndimore.

Autoritetet në Athinë raportuan se dridhja goditi në orën 21:22 (të kohës lokale) me epiqendër 62 km në jugperëndim të Janinës dhe 30 km në veriperëndim të Préveza, transmeton Telegrafi.

Asnjë lëndim apo dëmtim nuk është raportuar deri më tani.

Greqia shtrihet në një rajon aktiv sizmik dhe tërmetet me madhësi të ngjashme janë të shpeshta.

Exit mobile version