Telegrafi

Greqia fonde vetëm edhe për një javë

BE ka bërë të qartë se nëse nuk votohet në mbrëmjen e së mërkurës Plani Afatmesëm dhe të enjten ligji për zbatimin e tij,Greqia nuk do të marrë këstin e radhës dhe do të shpalle pamundësi pagesash, që interpretohet si falimentim i shtetit.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble ka deklaruar për gazetën Bild se Eurozona ka marrë masa paraprake nëse parlamenti grek ndryshe nga ç’pritet, do të votojë kundër paketës së kursimeve.

Plani Afatmesëm cilësohet si një cunam masash financiare për qytetaret greke përderisa do të paguajnë taksa ,akoma edhe ata që marrin paga dhe pensione të ulëta,pra rreth 2.500.000 vete. Shumë deputetë të partisë në fuqi PASOK , kundërshtojnë ta aprovojnë, por qeveria ka vënë para tyre dilemën- falimentim ose shpëtimi i vendit. Për sa i përket qytetareve reagimet janë të ndryshme.

Si një presion ndaj deputeteve të parlamentit për të aprovuar planin e masave cilësohet edhe intervista e zëvendësministrit Theodhoros Pangalos ne gazetën spanjolle El Mundo në të cilën u përgjigjet zërave qe parashikojnë kthimin e Greqisë ne dhrahmi. Është një skenar i pabaze,që nëse do të ndodhte ditën e nesërme qytetaret do të rrethonin bankat për të marrë paratë e tyre- ka thënë numri dy i qeverisë greke -ushtria do të duhej t’i mbronte me tankse, do të krijohej anarki e papare dhe njerëzit do të vetëvriteshin duke u hedhur nga dritaret. Dhe kjo do te ishte katastrofike edhe për BE.

Ndërkohë qeveria greke do të përballet edhe me një greve të re të përgjithshme 48 oreshe, të martën dhe te mërkurën ,qe organizojnë sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat. /Tch/Telegrafi/